Kjo është 40-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Memaliaj, bashëshorti në luftë për jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2024, 14:52

Dhoksi Mango, është 40-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës.

40-vjeçarja po udhëtonte me bashkëshortin e saj Ledian Ibrahim kur u përplasën kokë më kokë me një automjet tjetër.

Shkak për aksidentin tragjik dyshohet se është bërë lagështira prej reshjeve të dendura, automjetet janë përplasur dhe njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin anës rrugës.

Dhoksi Mango, me origjinë nga Përmeti ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj po lufton me vdekjen në spitalin e Gjirokastrës.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit