Aksident tragjik në Memaliaj-Krahës, një e vdekur dhe dy të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2024, 13:51

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës.

Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, një grua ka humbur jetën ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije në automjetin ku humbi jetën gruaja e identifikuar si Dhoksia Mango ishte edhe një sexholino për fëmijë, por nuk dihet nëse në momentin e aksidentit fëmija ka qenë në makinë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mesazhi i qytetarit:

Ne aksidentin e memaliajt dukej se gruaja kishte vdekur burri ishte ne gjendje te rend pasi goja ishte plot me gjak dhe nga veshet i kishte dal gjak. Po kam qen aty ne ato momente doja te ndihmoja por ishte e pamundur. Gruaja nuk reagonte fare. Burri vetem renkonte. Se doja te dija nese kishin femij Sepse kishte soxholino. Por nuk duke gje sepse ishte goditur ne mes dhe e kishte hedhur ne kanal ne krahun e lartem.Jo ishte goditur mes dyerve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit