Merren në pyetje punëtorët e kompanisë ku u vra 70-vjeçari: Një prej autorëve foli në gjuhë të huaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2024, 09:33

Mbi 10 punonjës të kompanisë së përpunimit të inerteve në Gurëz të Kurbinit janë marrë në pyetje për atentatin e së shtunës ku u vra ekonomisti 70-vjeçar Selman Mihana dhe u plagos pronari Ardjan Gjeloshi.

Sipas punëtorēve, dëshmitarë në vendngjarje autorët kanë qenë 4 persona që kanë mbërritur te kompania e inerteve me një automjet Rang Rover, ngjyre e zezë, të cilën e kanë ndaluar tek porta hyrëse. Pas kësaj tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe të maskuar janë afruar në këmbë drejt godinës së administratës dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Vetë pronari Gjeloshi ka arritur të futet brenda zyrës së tij, ndërsa ekonomisti 70-vjeçar në përpjekje për ta mbrojtur ka mbetur i vrarë vetë.

Sipas dëshmive të punonjësve të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, njëri prej autoreve ka folur në gjuhë të huaj, por nuk kanë arritur ta kuptojnë se çfarë ka thënë.

Hetimet janë të fokusuara në tre pista të ndryshme për të zbardhur ngjarjen e rëndë në Gurrëz të Kurbinit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit