Mekaniku në Durrës merr peng të atin e klientit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.02.2024, 20:48

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, ku një konflikt mes dy qytetarëve dhe një mekaniku ka shkaktuar tension në zonë. Bëhet me dije se një i kishte lënë makinën e tij për ta rregulluar në një servis, por mekaniku ishte ‘zhdukur; duke e bërë të pamundur komunikimin me të.

Automjeti i tij jo vetëm që ishte riparuar, por edhe mekaniku kishte bërë xhiro me të nëpër qytet, Në përpjekje për të zgjidhur situatën, i ri bashkë me të atin janë nisur drejt servisit pasditen e kësaj të shtune.

Megjithatë, tentativa për sqarim nuk ka shkuar siç pritej, pasi sipas burimeve, një konflikt i rëndë ka ndodhur në vendngjarje. I ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij.

Grupi hetimor dhe forcat e policisë janë të pranishëm në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të zbardhur detajet dhe për të trajtuar situatën. Më shumë informacione priten të dalin në vijim të hetimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit