Zbardhet atentati ndaj Brahimit në Shkodër, autori i arratisur arrestohet në Gjermani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.02.2024, 16:53

Zbardhet atentati i ndodhur dy netë më parë në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, autori Sulejman Kapllani është arratisur drejt në Gjermani por aty është arrestuar.

68-vjeçari Kapllani dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë Selami Brahimin, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Ndaj Kapllanit, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit