Ky është ekonomisti që sakrifikoi jetën për pronarin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.02.2024, 10:35

Selman Mihana, 70 vjeç është ekonomisti i cili sakrifikoi jetën për pronarin e tij.

Ai i doli me trup para pronarit duke bllokuar me duar plumbat nga ekzekutuesi. Fatkeqësisht Mihana gjeti vdekjen tragjike pasi u qëllua me breshëri plumbash.

51-vjeçari Ardian Gjeloshi, pronari i firmës së inerteve në Kurbin është transportuar tek Trauma. Ai ka mbetur i plagosur, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende me dije.

Sipas informacioneve, Gjeloshi synohej të hiqej qafe pasi fisi i tij është në gjakmarrje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit