Sela për shkarkimin e ministrave që e përkrahën Taravarin: Patjetër që e kemi shumicën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.02.2024, 12:36

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të votojë për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarë.

Ziadin Sela nga radhët e Aleancës për Shqiptarë pas përçarjes partiake, theksoi se do të votojë për shkarkimin e ministrave, duke theksuar se kanë siguruar edhe votat e mjaftueshme.

Mbledhja e ASH-së në Kumanovë, shumica e kuvendarëve mbështesin Arben Taravarin për koalicion me opozitën shqiptare

“Po patjetër që e kemi shumicën, presim që të zbatohen vendimet e organeve të partisë. E kemi marrë një vendim në Këshillin drejtues që në të njëjtën kohë është edhe Komisioni kadrovik i partisë dhe sot duhet të zbatohet ajo që e ka marrë si vendim Aleanca për Shqiptarë”, tha Sela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit