Një denoncim për Ujësjellësin e Lushnjes ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Një banor i këtij qyteti thotë se prej më shumë se dy javësh uji u shkon në shtëpi i ndotur dhe i përzier me ujërat e zeza.
Ai thotë se institucioni përgjegjës, në këtë rast Ujësjellësi, nuk merr asnjë masë për të gjetur shkakun dhe zgjidhur problemin.
Madje ai i cilëson punonjësit e këtij institucioni “dele partiake” që qëndrojnë në kafe gjithë ditën dhe nuk merren me problemet e qytetarëve.
Ai shpreson që duke denoncuar këtë problematikë, punonjësit e Ujësjellësit do reagojnë dhe do i japin zgjidhje këtij problemi.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, Ju shkruj per tu ankuar ndaj problemit te ujisjellesit ne Lushnje. Mbi 2 jave uji vjen i ndotur e i perzjer me ujrat e zeza. Institucioni pergjegjes per kete nuk merr asnje mase per te gjetur shkakun dhe rregulluar problemin. Jan punesuar vec nje tufe dele partiake qe rrin gjithe diten ne kafe dhe nuk duan tia dine per problemet e qytetarve, pavarsisht ankesave te shumta. Ndoshta duke e publikuar mund te merren masat e nevojshme per te zgjidhur sa me pare problemin. Ju faleminderit.