Qeveria u krenua me 10 milionë turistë, 4.3 milionë ishin shqiptarë nga Kosova

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2024, 11:49

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, Shqipëria e mbylli vitin 2023 me 10.1 milionë turistë.

Edhe pse këta turistë reklamohen si të huaj, të dhënat e fundit tregojnë të kundërtën.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përpiluar këto statistika dhe i ka ndarë turistët sipas shtetësisë.

Por të ndarë sipas këtij kriteri, Shqipërinë gjatë 2023 rezulton se e kanë vizituar 4,398,548 shtetas nga Kosova.

Pas tyre vijnë shtetasit nga Italia, Maqedonia s Veriut, Greqia dhe Mali i Zi. Duket se qeveria përllogarit si turistë edhe emigrantët që kthehen në familjet e tyre në atdhe.

Pyetja që ngrihet pas këtyre statistikave e miliona turistëve që reklamon qeveria, është, a konsiderohen turistë shqiptarët nga Kosova? Apo a mund të konsiderohen turistë shqiptarët që punojnë në Greqi e Itali e kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri për festa e pushim?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit