Tirana përmbytet në ujë, Veliaj harxhon 100 MLN për blerje kompjuterësh  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.11.2023, 22:31

Mjaftoi vetëm një gjysmë dite me shi dhe Tirana u shndërruar në një liqen të madh. Videot ku njerëz të moshave e gjinive të ndryshme rropateshin për të kaluar rrugën në mes të ujit, janë publikuar në masë ditën e 3 nëntorit, të dërguara nga qytetarë të irrituar të kryeqytetit.

Jo vetëm kaq, por një numër i madh dyqanesh e biznesesh u gjetën të zhytur në ujë. Një skandal më vetë që tregon edhe cilësinë e dobët të punimeve, ishte edhe përmbytja e parkingjeve të pallateve që shiten me mbi 1500 euro për metër katror.

Madje edhe vetë shërbimi i autobusëve të Tiranës, u përmbyt, me video të shumta të publikuara nga JOQ që tregonin se si uji hynte e rridhte kudo brenda autobusëve. Megjithatë, në vend që të marrë masa për parandalimin e pasojave të shiut, Erion Veliaj ka harxhuar plot 100 milionë lekë nga taksat e qytetarëve për të blerë kompjutera.

Përveç kësaj, tenderi është kryekëput i dyshimtë, pasi ka fituar firma që ka dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për një procedurë të organizuar nga SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në varësi të Bashkisë Tiranë. Tenderi mban numrin e referencës REF-81456-09-27-2023 dhe ka si objekt “Blerje pajisje kompjuterike për nevojat e Ukt sh.a”.

Fondi limit është caktuar në shifrën 8,999,628 lekë të reja pa TVSH ose rreth 108 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fituese është shpallur firma ATOM në pronësi të Luan Basha dhe Armand Agolli. Oferta e tyre është në vlerën 8,369,600 lekë të reja pa TVSH ose gati 100 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Siç përmendëm dhe më lart, të gjitha firmat e tjera ofruan më pak, megjithatë nuk u morën në konsideratë. Mjafton të përmendim se diferenca mes firmës fituese dhe asaj me ofertën më të vogël shkon në rreth 30 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë vlera fituese rezulton të jetë sa 93% e fondit limit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Frrok Gjini
    I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
    i riu nga Fieri
    I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
    Endri Goxhaj
    I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
    Shaqir Palushi
    I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
    Shqiptarët në Gjermani
    Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
    I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
    I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
    Bujar Mulgeci
    I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Roland Dhe Ina Xhaxho
    Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
    Djemtë përdhunues
    Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
    Kozak Braçi
    Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Robert Staka
    Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
    Marinela Harmatini
    Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
    Emin Cekani
    Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
    Kompania ONE
    Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
    Irfan Hysenbelliu
    pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
    Manjaku në Durrës
    I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
    Selami Bodi
    I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit