Kush është Shpresa Joanidhi?! Shteti i fali oligarkes mbi 2.5 Miliard Lekë për 1 ditë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2023, 15:06

Mbi 2.5 Miliard Lekë pa TVSH është shuma që i është dhënë nga Buxheti i Shtetit oligarkes Shpresa Joanidhi për vetëm një ditë. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara i ka falur dy tendera në fushën e Shëndetësisë me vlera marramendëse.

Duket se ky organ në varësi të Ministrisë së Brendshme po zhvat sa më shumë para të jetë e mundur deri më 1 Janar 2024 deri në shkrirjen e tij pikërisht se akuzohet për korrupsion miliona euro nga Buxheti i Shtetit të cilat nuk u hetuan kurrë nga SPAK dhe do kalohen si pa të keq me shkrirjen institucionale të qeverisë.

Fillimisht kompaninë e saj DION-AL e ka shpallur fituese në tenderin për shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin e Durrësit me vlerë fituese mbi 1.8 Miliard Lekë dhe po në të njëjtën ditë i ka falur +800 Milionë Lekë të tjera për tenderin me të njëjtin objekt prokurimi për Spitalin e Lezhës.

Të dy tenderat janë shënuar me Flamuj të Kuq për Mungesë Konkurrence, për marrëveshje klienteliste si një nga të preferuarat e qeverisë në ngrënien e tortës së madhe të parave publike.

POR KUSH ËSHTË SHPRESA JOANIDHI?

Disa vite më parë ajo ka qenë kandidate për deputete me PD në qarkun e Gjirokastrës. Së bashku me bashkëshortin e saj Alfred Joanidhin ata kanë qenë të dënuar me burg për skema mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar. Më pas çuditërisht kaluan në arrest shtëpie dhe nisën të përfitonin tendera publikë.

Ata përdorën kontrata fiktive me kompani të cilat pas një periudhe të caktuar ose kishin kaluar në aktivitet pasiv ose kishin deklaruar zero xhiro vjetore.

Disa kompani që zbatonin këtë skemë kishin deklaruar se nuk kishin pasur asnjë aktivitet. Në këtë mënyrë shmangej kontrolli tatimor për rastet kur kërkohej këqyrja e mbylljes së aktivitetit.

Madje bëhet e ditur se për të krijuar kompanitë fantazëm ishin përdorur individë që nuk kishin të ardhura apo që banonin në zona të largëta. Pasi identifikoheshin, organizatorët e skemës u merrnin kartat e identitetit dhe me to krijonin kompanitë që përdoreshin më pas të për përfituar nga vlera e TVSH-së.

Vlera e faturave fiktive të të gjithë biznesmenëve mashtrues të kapur në shkelje në atë kohë ishte 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Frrok Gjini
    I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
    i riu nga Fieri
    I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
    Endri Goxhaj
    I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
    Shaqir Palushi
    I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
    Shqiptarët në Gjermani
    Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
    I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
    I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
    Bujar Mulgeci
    I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Roland Dhe Ina Xhaxho
    Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
    Djemtë përdhunues
    Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
    Kozak Braçi
    Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Robert Staka
    Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
    Marinela Harmatini
    Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
    Emin Cekani
    Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
    Kompania ONE
    Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
    Irfan Hysenbelliu
    pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
    Manjaku në Durrës
    I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
    Selami Bodi
    I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit