Erion Veliaj i jep 4.5 Miliard Lekë “Ilirëve”, njihuni me oligarkët! Ndërtuan impiant fotovoltaik në fermën me goji berry

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.10.2023, 17:09

Një qokë e majme ka dalë ditën e sotme nga dora e vetë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj për disa miq të vjetër të tij oligarkë. Për fjalë për një tender mbi 4,5 Miliard Lekë nga taksat tona që do shkojnë për sigurinë e godinave të bashkisë Tiranë.

Fitues si konkurrentë të vetëm të parave publike në këtë tender janë dy adashët Ilir Hoxhallari dhe Ilir Mane. Ilirët me kompaninë e tyre, respektivisht “PC Security” shpk dhe “Elektrosek” shpk kanë fituar taksat e popullit me Flamur të Kuq për “Mungesë Konkurrence”, në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike pasi kanë qenë të vetmit që janë futur në lojën e thesit të madh të parave publike dhe kanë garuar me veten.

“Elektrosek” me pronar Ilir Manen me 100% të aksioneve, ka përfituar deri më sot nga qeverisja vendore tendera në vlerën e mbi 1,5 Miliard Lekëve si operator i vetëm ekonomik, 1,5 Miliard Lekë në institucionet shtetërore dhe shumë miliona të tjerë në bashkëpunim me të tjera kompani.

Ky person i cili njihet si “spiuni” i Veliajt, pasi i jep akses këtij të fundit në çdo kamer që do të instalohet në institucionet e bashkisë, është përfolur edhe më parë se ish-zari i ish-kryetarit të Elbasanit Qazim Sejdinit.

Po ashtu një derdhje prej mbi 2,4 Miliard Lekësh transaksione nga Thesari i Shtetit kanë shkuar për xhepat e Manes nga viti 2019 e deri më tani.

“Elektrosek” ka histori të bujshme po ashtu si një prej kompanive më të favorizuara në abuzimet me prokurimet publike të institucioneve shtetërore. Pak kohë më parë u zbulua skandali i një tenderi të paracaktuar për Manen nga Posta Shqiptare. Ende burimet dhe të ardhurat e kësaj kompanie dhe procedurat shkelëse me anë të të cilave pronari i saj fut në xhep paratë e popullit, nuk janë hetuar nga SPAK.

Nga ana tjetër, historia oligarkike e “PC Security” ka rrënjë më të thella sepse përfshin disa thela të sektorit publik ku përfaqësuesit e saj janë shpallur investitorë strategjikë me frutin goji berri, investitorë e ndërtues vilash në Dhërmi e sipërmarrës impiantesh fotovoltaike për prodhim energjie nga dielli si nevojë e krizave inekzistente që shpall Belinda Balluku.

Kjo kompani ka përfituar një shumë të majme nga taksat e popullit në bashkëpunim me të tjera kompani sigurimesh si ajo e Gjicit apo e Breçanit.

Ilir Hoxhallari në bashkëpunim me ortakun e tij Ilir Trebickën, duke i bërë oligarkët e Veliajt treshen e Ilirëve në kub, janë shpallur investitorë strategjikë nga për një fermë me frutin goji berry në Divjakë në vitin 2018.

Plani i zhvillimit ishte për 800 hektarë por ky eksperiment dështoi pas disa viteve pasi kulturat rezultuan jo të përshtatshme për kultivim në tokë të kripur. Por në vitin 2020 kompania e fitoi statusin e investitorit strategjik duke shtuar tre kultura të reja të përshtatshme: Rrushin, dardhën dhe kivin. Kështu me anë të së njëjtit vendim u miratua edhe leja për ndërtimin e një agroturizmi brenda në fermë.

Më pas në zonën e përfituar nga shteti me 1€, Ilir Hoxhallari dhe Trebicka diversifikuan planin e tyre duke ndërtuar një impiant fotovoltaik për t’i shitur shtetit shqiptar energji me lejen e Belinda Ballukut e cila në kohën kur shteti shpalli krizën e supozuar ndërkohë që shiste lirë energji në treg dhe e blinte dyfish më shtrenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Roland Dhe Ina Xhaxho
    Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
    Djemtë përdhunues
    Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
    Kozak Braçi
    Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Robert Staka
    Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
    Marinela Harmatini
    Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
    Emin Cekani
    Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
    Kompania ONE
    Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
    Irfan Hysenbelliu
    pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
    Manjaku në Durrës
    I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
    Selami Bodi
    I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit