Alma e Bashkisë Përmet gostit me 470 MLN Artan Sakon për rehabilitim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.10.2023, 22:41

Bashkia Përmet ndonëse në pamje të parë mund të duket një bashki e vogël, në fakt nuk i ka shpëtuar tundimit për të organizuar tendera të dyshimtë. E drejtuar nga kryetarja Alma Hoxha, kjo bashki ka gostitur me plot 470 milionë lekë të vjetra, Artan Sakon e kompanisë 2T.

Bëhet fjalë për një tender tepër të dyshimtë, me numër reference REF-78744-08-31-2023 dhe me objekt ‘Rehabilitimi i Digës së Rezervuarit Pacomit, Bashkia Përmet”. Fondi limit i tenderit është caktuar në vlerën 39,822,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 477 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi do të shikojmë një skandal të vërtetë. Vihet re se në garë kanë marrë pjesë 11 kompani. Në pamje të parë mund të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një konkurrencë të mirëfilltë për shkak të numrit relativisht të lartë të pjesëmarrësve. Por prisni.

Nëse shikojmë ofertat e këtyre firmave, vihet re një rast skandaloz. Nga 11 firma, 4 prej tyre kanë ofruar vlerë zero. Përveç kësaj, 3 firma të tjera kanë ofruar vlera më të ulëta sesa kompania e shpallur fituese e Artan Sakos.

Por për habi kryetare Alma nuk i ka marrë fare në konsideratë këto oferta dhe ka shpallur fituese pikërisht firmën 2T të Artan Sakos për një vlerë rreth 470 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fakti që 4 kompani pjesëmarrëse kanë ofruar vlerë zero, e bën tepër të dukshëm faktin se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim. Këtë e përforcon akoma më tej edhe fakti se vlera fituese është sa 97% e fondit limit të tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit