Në vitin 2023, qytetari: Kemi 2 ditë pa ujë në zonën “Misto Mame” në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.10.2023, 21:36

Pavarësisht se ndodhemi në vitin 2023, banorët e Tiranës, përballen akoma me mungesën e ujit, një nevojë bazike.

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania se në zonën e Misto Mame”, rruga "Hazbi Serani" në kryeqytet, prej 2 ditësh nuk kanë pasur furnizim me ujë.

Për shkak të mungesës së ujit, në videon që ka dërguar qytetari shihen enët e palara që janë bërë pirg në lavarman.

Gjithashtu uji duke qenë një nevojë jetike, mungesa e tij krijon një kaos në rutinën e përditshme të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit