‘Zhduket’ nomadi dixhital, pronari i apartamentit në Tiranë: Ka lënë pa paguar 1735 euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.10.2023, 23:50

Skemat e mashtrimit, ku të huajt dhe jo vetëm, marrin shërbime dhe produkte dhe nuk paguajnë për to, janë të shpeshta.

Në fakt denoncimi që ka ardhur pranë redaksisë së JOQ Albania flet për një shumë të konsiderueshme, që nuk është paguar nga një nomad dixhital. Pronari i një serie apartamentesh në Tiranë shkruan në redaksinë e JOQ se Vincent Saldana, nga Chicago ka qëndruar në apartamentet e tij për rreth dy muaj e gjysëm dhe është larguar pa paguar një shumë prej 1085 eurosh.

Marrëveshja ka qenë e tillë, që Saldana do qëndronte deri më 10 nëntor, kështu që duke marrë parasysh edhe këtë interval kohor, shuma e papaguar në total nga personi është 1735 euro. Qytetari që denoncon për JOQ Albania tregon dyshimet e tij që kjo mund të jetë një taktikë e nomadit dixhital, që mund ta ketë bërë edhe në vende të tjera.

Po ashtu ai thekson se Vincet Saldana tashmë ka mbyllur rrjetet sociale në mënyrë që të mos gjendet, përvecse “Linkedin”. Në kohën kur qëndronte në apartament, ai e zvarriste procesin e pagesës duke u justifikuar se do i niste para motra e tij. Pronari i apartamentit në Tiranë shton se mendon që nuk është larguar nga Shqipëria, thënë kjo pasi kur e kontakton në numrin shqiptar që mbante, thirrja i shkon, pavarësisht se nuk e hap telefonin.

QYTETARI SHKRUAN:

Pershendetje JOQ, Vincent Saldana Eshte nje person nga Chicago i cili ka disa kohe ne Tirane Se fundmi ka qendruar ne nje nga apartamentet e mia per rreth dy muaj e gjysem dhe ka pasur per te qendruar qeri ne 10 nentor. Fashen nga data 20 Gusht deri ne 8 Tetor qe eshte aratisur nga apartamenti nuk e ka paguar. I takon nje shume prej 1085€ Gjithashtu ka mbyllur cdo rrjet social gje e cila me shtyn te mendoj se zotria e ka bere rruge kete neper apartamente te ndryshme pasi dhe kur i kontaktova te motren Sabrina Saldana u shpreh se me te nuk kishte pune dhe nuk fliste nderkohe qe e motra vet i niste leke me Ëestern union. Ka lene pa paguar ne total 1735€ por deri ne momentin qe ka ikur shuma ka qene plotesuar deri ne 1085€

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit