Nuri Belba i Prrenjasit vjedh dhe të varfërit, i jep 400 MLN Nand Çaushit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.10.2023, 22:36

Nuri Belba është kryetari i Bashkisë së Prrenjasit. Në dukje krijohet përshtypja se kjo bashki është e vogël dhe nuk ka se çfarë të abuzojë. Por gaboheni rëndë. Nuri Belba ka organizuar një tender tepër të dyshimtë dhe ka shpallur fitues Ferdinand Çaushin për një vlerë prej gati 400 milionë lekësh të vjetra.

Madje është përdorur emri i të varfërve për të organizuar tenderin. Gjoja për të ndihmuar komunitetet në nevojë, Belba ka organizuar tenderin me numër reference REF-78908-09-02-2023 dhe me objekt “Përmirësim i kushteve të banimit për komunitete të varfëra e të pafavorizuara”.

Në emër të tyre ai ka organizuar një procedurë të dyshimtë. Themi kështu pasi në tender kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë. Nga këta, dy operatorë kanë ofruar oferta më të vogla sesa Nand Çushi, por nuk janë marrë aspak parasysh nga kryetari Belba.

Madje diferencat janë tepër të mëdha. Mjafton të krahasojmë vlerën fituese me ofertën më të vogël, ku shihet një diferencë prej gati 85 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Kaq shumë para mund të shfrytëzoheshin shumë më mirë duke ndihmuar vërtetë familjet në nevojë, por si duket kryetar Nuriu ka vendosur t’i ndajë me fituesin e tenderit, Nand Çaushi.

Ky i fundit me anë të firmës së tij INA, është shpallur fitues për vlerën 32,870,174 lekë të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse krahasojmë vlerën e ofruar prej tij me fondin limit të tenderit, shikohet se ajo është sa 94% e tij.

Në këtë mënyrë dyshimet janë të forta se Nuriu dhe Nandi kanë rënë në ndonjë marrëveshje së bashku, që firma INA të shpallet fituese e tenderit duke shfrytëzuar emrin e të varfërve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit