Kunati i Vilma Nushit “kullufit” 600 MLN nga Arditi i Arkivave

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.10.2023, 21:53

Ardit Bido është aktualisht Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Si në çdo institucion tjetër, edhe këtu nuk mungojnë opsionet për të organizuar tendera. Këtë fakt duket se nuk ka mbetur pa e shfrytëzuar as zotëria në fjalë, i cili për habi i ka dhënë gati 600 milionë lekë të vjetra kunatit të Vilma Nushit, ndonëse dy kompani të tjera kanë ofruar vlera më të ulëta.

Bëhet fjalë për një tender me objekt “Loti 3: Blerje kuti dhe dosje për ruajtje të përhershme për autoritetet dhe entet kontraktore rajonale Jug”. Fondi limit është caktuar në vlerën 51,538,312 lekë të reja pa TVSH ose rreth 618 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin e kësaj procedure shikohet se kanë marrë pjesë 5 kompani. Prej tyre, dy firma kanë ofruar vlera më të vogla sesa kompania e kunatit të Vilma Nushit, megjithatë nuk janë marrë aspak në konsideratë nga Ardit Bido.

Vlen të përmendet se njëra nga firmat pjesëmarrëse ka ofruar plot 140 milionë lekë të vjetra me TVSH, më pak se kunati i Vilma Nushit. Sigurisht një diferencë e tillë nuk është aspak e vogël dhe dyshimet janë të forta se Arditi i Arkivave i ka bërë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve.

Si përfundim fitues i tenderit është shpallur bashkimi i kompanive InfoSoft Office & INTERLOGISTIC. Pronarë të INTERLOGISTIC rezultojnë Edmond Hido, Endrit Hido, Besnik Nushi dhe Erjon Nushi.

Edmondi është pikërisht burri i motrës së Vilma Nushit, i cili është shpallur fitues për vlerën 47.761.950 lekë të reja pa TVSH ose rreth 600 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo vlerë është ndërkohë sa 93% e fondit limit të tenderit duke rritur dyshimet se fituesi dihej që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit