Besnik Lulaj i “MARINA BAY” merr 600 MLN nga Ilir Xhakolli për një shkollë fshati

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.10.2023, 22:10

Besnik Lulaj është përmendur shumë herë në media për lidhjet e tij me qeverinë socialiste dhe me kartelet e drogës. Ai është pronari i resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë. Ky resort është përmendur në mediat meksikane se është i lidhur me Kartelin e Sinaolas në Meksikë.

Vetëm pak kohë më parë bëri bujë lajmi se një media meksikane e quajtur “El Universal”, botoi një artikull në të cilin pronarët e “Marina Bay akuzoheshin” si të lidhur me kartelin famëkeq të drogës, Sinaloa në Meksikë.

Në këtë shkrim përmendej se "Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare dhe se ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa".

Ndërkohë Luftar Hysa cilësohet prej kohësh në media si ortak i Besnik Lulaj. Por pavarësisht kësaj, kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, nuk ka nguruar të shpallë kompaninë VALONA KONSTRUKSION si fituese të një tenderi të realizuar prej bashkisë së tij. Bëhet fjalë për një procedurë me numër reference REF-76789-08-04-2023 dhe me objekt “Rehabilitimi i shkollës Myredin Bashalli, fshati Lin Nj.A. Udënisht, Bashkia Pogradec”.

Shikohet se firma e Besnik Lulaj do të marrë mbi 600 milionë lekë të vjetra nga Ilir Xhakolli vetëm për të rehabilituar një shkollë fshati. Është e qartë se shumë miliona do të përfundojnë në xhepat e Ilir Xhakollit meqenëse shpalli fitues Lulajn në një tender ku një tjetër kompani ofroi gati 135 milionë lekë më pak.

Kuptohet qartë se 135 milionë lekë janë një shifër stratorsferike kur bëhet fjalë për rehabilitimin e një shkolle. Dyshimet për fitues të paracaktuar shtohen edhe më shumë kur shihet se vlera fituese e dhënë nga Besnik Lulaj është sa 97% e fondit limit të tenderit. SPAK ndërkohë nuk duket askund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit