Boksieri kampion në lot nga skamja: Kush ta hajë më parë atë gjellë? Reagon ashpër TKZ: Ato lot kërkojnë dinjitet!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.11.2019, 11:18

Klevis Çela është boksieri nga Vlora i cili bëri bujë me historinë e tij në JOQ ALBANIA. I shpallur kampion i Shqipërisë në kategorinë 52 kilogram në pallatin e sportit "Fahrie Hoti’, drama e jetës së tij është e denjë për filma.

30-vjeçari ka tetë vjet që e praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Për mediat ai ka rrëfyer se ka tetë vjet që e praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka, por pavarësisht vështirësive me të cilat e ka përballur jeta që kur ishte fëmijë, ai nuk është ndalur.

Kampioni ka raste që fle dhe pa ngrënë, për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike me të cilat përballet familja e tij. Skamja dhe varfëria nuk e mundin këtë kampion, i cili thotë se zgjodhi të ishte sportist dhe jo hajdut.

Në lidhje me këtë rast të rëndë ka patur reagim edhe nga Tifozët Kuq e Zi, të cilët rastin e kampionit të boksit e kanë etiketuar MASR si Ministrinë e Arsimit dhe Turpit!

Në një prononcim për JOQ Albania, njëri prej përfaqësuesve të grupit është shprehur:

Është për të ardhur keq që ndërkohë që flasim për stadiume 80 milion euro, autostrada 500 milion euro dhe një sportist e shpërblejmë me 100 euro se doli kampion, i bie që më lehtë del kampion bote sesa bind qeverinë të të japin vlerësim meritor dhe ky është një reagim për t’i sjellë me këmbë në tokë të gjithë zyrtarët që fluturojnë me investime galopante ndërkohë politikat për sportin kanë ngelur vend numëro. Edhe lotët e tij nuk kërkojnë mëshirë, por dinjitet për përfaqësuesin e denjë të ngjyrave të flamurit, të shtetit."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit