Mes lotësh/ Rrëfimi prekës i kampionit të boksit nga Vlora: Më dhanë 14 mijë lekë për titull

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.11.2019, 01:17

Klevis Çela është boksieri nga Vlora, i cili u shpall kampion i Shqipërisë për peshat 50 kg, në Kampionin Kombëtar të boksit, që u zhvillua në tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës.

30-vjeçari ka tetë vjet që e praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka.

Ai ishte i ftuar në emisionin "Historia Ime" në Tv Klan, ku rrëfeu vështirësitë me të cilat e ka përballur jeta që kur ishte fëmijë.

Klevisi, i cili vjen nga një familje shumë e varfër, i është dashur të punojë që në moshë të vogël.

Për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë, ai u detyrua të mos e vazhdojë as gjimnazin dhe të punojë që në moshën 12-vjeçare në lokalet e qytetit të Vlorës, për të siguruar të ardhura për veten dhe familjen e tij.

Ai tregoi se pasi u shpall kampion kombëtar për peshat 50 kg, gjë për të cilën u stërvit intensivisht dhe aplikoi një dietë rigoroze për rënien nga pesha, u shpërblye me vetëm 14 mijë lekë të reja, të cilat nuk i mjaftuan as për të blerë një palë doreza boksi. Kjo mund të cilësohet si një tjetër turp i madh për shtetin, që nuk i vlerëson talentet, kampionët dhe ata që kanë sakrifikuar mes vështirësive të papërshkrueshme me fjalë, për të arritur edhe gjëra që për të tjerët cilësohen të parealizueshme.

Mes lotësh, ai rrëfen:

Kam marrë 140 mijë Lekë të vjetra. Kam pasur shumë momente të vështira në jetë. Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan) Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam …”

Realiteti i hidhur e përballi me vështirësi të mëdha, por boksi për të ka qenë i vetmi "shpëtim" dhe pasion që ia ka lehtësuar sadopak vuajtjet.

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij. Skamja dhe varfëria nuk e mundin këtë kampion, i cili thotë se zgjodhi të ishte sportist dhe jo hajdut.

I rritur mes vështirësisë ai ka vetëm ka vetëm një ëndërr, atë të ndjekjes së pasionit të tij. Kampioni ka raste që fle dhe pa ngrënë, për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike me të cilat përballet familja e tij.

Historia e Klevisit është mjaft frymëzuese, një kampion i vërtetë që kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrrat dhe pasionet e tij, pavarësisht me fortunat dhe padrejtësitë që jeta e përballi që në hapat e tij të parë në këtë botë.

Shpallet kampion i Shqipërisë Klevis Çelaj, historia e tij e pabesueshme mes skamjes dhe vështirësisë on Vidnews.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit