Shpallet kampion i Shqipërisë Klevis Çelaj, historia e tij e pabesueshme mes skamjes dhe vështirësisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.11.2019, 18:23

Klevis Çelaj është shpallur kampion i Shqipërisë në kategorinë 52 kilogram në pallatin e sportit "Farhie Hoti' dy ditë më parë në kategorinë Elite.

Shorti i dalë ka bër që të kishte vetëm një kundërshtar të cilin e mposhti brënda një kohe shumë të shkurtër.

Çelaj ishte stërvitur për shumë muaj ku ka rënë 9 kile për të arritur peshën 52 kilogram, ndërsa historia e tij është e denjë për filma.

Historia Ai jeton në një familje shumë të varfër në lagjen 24 maji në qytetin e Vlorës ku problemet ekonomike kanë bërë që të ketë vështirësi dhe për të siguruar ushqimin. Klevisi stërvitet i vetëm gjatë gjithë kohës në natyrë dhe me mjete rrethanore.

Pak kohë më parë për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike, familja e tij u vizitua nga emisioni "Shqiptarët për Shqiptarët", ku iu siguruan elektroshtëpiaket dhe nje pension prej 100 mijë lekësh për nënën e kampionit, pension që vazhdon edhe sot. Atë kohë në banesë mbërriti kampioni Ismail Keta i cili i dorëzoi një komplet boksi.

Përgjatë ndeshjes, kampioni i varfër u vizitua dhe nga vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, fytyrat e të cilëve i ka tatuazh në trup. Endrra e Klevisit është të ndjekë rrugën e sportit, por problemet ekonomike kanë shkaktuar vështirë për pasionin e tij, i cili gati në cdo ndeshje që ka qenë i pranishëm ka dalë kampion.

I rritur mes vështirësisë ai ka vetëm ka vetëm një ëndërr, atë të ndjekjes së pasionit të tij. Kampioni ka raste që fle dhe pa ngrënë, për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike me të cilat përballet familja e tij.

Kush ka dëshirë dhe mundësi për ta ndihmuar apo mbështetur mund të kontaktojë në numrin: 00355698435023.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit