Rikthehet Paqsor Buzi, “kullufit” 1.4 miliardë nga Gys Verdho i KESH

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.10.2023, 21:59

Pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie, është rikthyer fuqishëm me vjedhjet e tenderave, Paqsor Buzi. Ky i fundit ka qenë një emër thuajse i panjohur dhe i dalë nga hiçi, kur befas disa vite më parë filloi të fitonte pjesën më të madhe të tenderave në punë publike nga qeverisja socialiste.

Nëse kishte tender të majmë, dihej që fitues do të ishte kompania e tij “GPG”. Miliardat duket se i vërshonin kudo nëpër duar të falura nga institucionet kryesore të vendit. Tashme Paqsor Buzi ka fituar një tjetër tender të majmë në vlerë rreth 1.4 miliardë lekë, nga miku i tij i vjetër, Ergys Verdho.

Dikur bënin pazaret kur Gysi ishte shefi i ARRSH-së, ndërsa tani si duket kanë filluar sërish pas ardhjes së Verdhos në krye të KESH. Vjedhja e radhës ka të bëjë me një tender me numër reference REF-75143-07-13-2023.

Objekti i tij është “Rehabilitimi i tunelit të shkarkimit pranë Digës Zadejë”, me një fond limit në vlerën 126,859,115 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Shohim se në tender kanë marrë pjesë 5 firma, ku fituese është shpallur G.P.G. COMPANY e Paqsor Buzit.

Kjo firmë ka ofruar 116,507,853 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë përfshirë TVSH. Por nëse krahasojmë këtë shifër me ato të dhëna nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse, vëmë re se njëra nga kompanitë e tjera ka ofruar gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se Buzi, por nuk është marrë parasysh nga Gysi i KESH-it.

Kuptohet qartë se 200 milionë lekë nuk janë një fjalë goje pasi me ato para nëse do të kurseheshin, mund të ishin bërë shumë gjëra të tjera. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një humbje të pastër për buxhetin e shtetit.

Nga ana tjetër vlera e ofruar nga Paqsor Buzi është sa 92% e fondit limit teë tenderit, duke shtuar dyshimet se ka patur Pazar mes Verdhos e Buzit për të fituar tenderin. Jepi Gysi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit