“Kamionët me gurë të Gjikurisë ndërtojnë mol në Drimadhë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.10.2023, 20:21

Sezoni turistik veror mund të ketë përfunduar, por jo çudirat në plazhet shqiptare.

Një qytetar shkruan për JOQ Albania se ditën e sotme (4 tetor) në plazhin e Drimadhës përgjatë gjithë ditës kanë ardhur kamionë me gurë. Sipas qytetarit këto kamione vijnë për të shtruar mol në det nga firma GJIKURIA, teksa shton se ky është i pari në plazhin e Drimadhës.

Qytetari për JOQ Albania shkruan se këtë fakt e ka evidentuar nga logo e një prej kamionëve me shufra hekuri.

Sipas denoncuesit ende nuk ka një informacion se për çfarë po bëhet ky mol, në mungesë të një tabele për punimet përkatëse.

QYTETARI SHKRUAN:

Përshëndetje JOQ. Firma Gjikuria... Kjo video është bërë sot 4 tetor në rrethin e vogël ngjitur me Drimadhes Inn në plazhin e Drimadhes. Gjatë gjithë ditës kamiona me gurë vijnë për të shtruar këtë mol në det. Nuk kam informacion për çfarë shërben pasi nuk ka një tabelë çër punimet që po kryehen. Ky është i pari i këtij lloji në plazhin e Drimadhesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit