Nipi i Sadriut nuk ngopet me lekë, i merr 250 MLN Gledian Llatjas pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.09.2023, 22:13

Sadri Abazi ndonëse zyrtarisht është tërhequr si deputet i Kuvendit dhe vazhdon aktualisht të ndërtojë pallate shumëkatëshe në çdo cep të Bulevardit të Ri, nuk e ka harruar aspak të merrët edhe me pastrimet nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Zyrtarisht nëpërmjet kompanisë që drejtohet nga nipi i tij, Sadri Abazi nuk ka lënë asnjë milion të qetë kur bëhet fjalë për tenderat e pastrimit. Rasti më i fundit është ai i Bashkisë Elbasan. Gledian Llatja ka organizuar një tender me objekt “Kryerja e shërbimit të pastrimit për qytetin e Elbasanit” me numër reference REF-81159-09-25-2023.

Fondi limit i procedurës është caktuar në vlerën 20,974,554 lekë të reja pa TVSH ose rreth 251 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kaq ka mjaftuar që “peshkaqeni” i tenderave të pastrimit, kompania ALKO-IMPEX General Construcion të turret e të marrë paratë pa patur asnjë konkurrent.

Vetë tenderi është konceptuar si i tilë, pra me procedurë me negocim, pa njoftim. Si rrjedhojë i vetmi pjesëmarrës në tender ka qenë nipi i Sadri Abazit me kompaninë e tij dhe askish tjetër. Kompania e tij ka fituar me ofertën e saj në vlerën 20,682,335 lekë të reja pa TVSH ose rreth 250 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Faktin që tenderi ka qenë një farsë dhe që fituesi dihej që më parë, e përforcon akoma më shumë edhe raporti mes vlerës fituese dhe fondit limit të tenderit. Themi kështu pasi rezulton se kjo shifër e ofruar nga nipi i Sadriut është në fakt sa 99% e fondit limit, duke u bërë kandidate për SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit