Prizren/ Grusht fytyrës, vajza rrihet barbarisht nga një mashkull

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.09.2023, 19:55

Një video me pamje të rënda qarkullon së fundmi online, ku shikohet se si një mashkull i paidentifikuar godet me tërbim një femër.

Nuk ka siguri absolute se ku dhe kur ka ndodhur ngjarja në fjalë, por sipas komentuesëve dyshohet se ka ndodhur në Prizren.

Një qytetar ka mbetur i shokuar nga ngjarja dhe e ka filmuar atë. Nga pamjet duket se si mashkulli në një moment godet fort me grusht në fytyrë vajzën e pambrojtur.

Ai e dhunon edhe më tej gjatë ecjes dhe më pas futen të dy në një shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit