REKORD/ Blerim Shera i Vorës pasuron me 25 Lekë shtetin, i fal 48 MLN Gaz Haxhisë për SUV

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.09.2023, 11:47

Duket se Bashkia Vorë është ajo më kursimtarja ndër institucionet e pushtetit lokal… Blerim Shera i Vorës u ka kursyer qytetarëve plot 25 lekë dhe i ka dhënë mbi 48 MILIONË LEKË PA TVSH biznesmenit Gazmend Haxhia.

Rregulli parimor i Prokurimeve Publike është përzgjedhja e ofertës më të ulët ekonomike e duke qënë se ky biznesmen është shpallur fitues si kokurrues i vetëm në garë, bashkia i ka kursyer Buxhetit të Shtetit 25 lekë nga taksat e popullit.

Tenderi i cili ka një fond limit dhe një ofertë fituese me diferencë prej 25 lekësh bën fjalë për marrjen me qira të dy mjeteve SUV prodhim pas vitit 2022. UKV duket se ka kërkesa dhe shije të holla përsa i përket mjeteve që merr me qira me paratë e qytetarëve pasi lista e specifikimeve është e tillë:

Haxhia është shpallur fitues si konkurrent i vetëm në këtë procedurë tenderuese të markuar me Flamur të Kuq duke shkelur ligjin e thyer rregullat e Prokurimit Publik.

Kompania e tij AGS së bashku me disa të tjera janë përfituese të shumë procedurave tenderuese rrjedhimisht miliardave lekë nga paratë e popullit.

Emri i Haxhias u lakua më së shumti në media dhe u bë i njohur si person “kukull” që pastron paratë e pushtetarëve kur së bashku me një grup tjetër biznesmenësh, u shpall invesitor strategjik për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit