Një nënë shkon para çerdhes në Fushë-Kosovë, denoncon raste të tjera dhune

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.09.2023, 14:03

Edhe një rast i dyshuar dhune në çerdhen “Gëzimi Ynë” është denoncuar sot, pas raportimit për dhunën e ushtruar në këtë institucion arsimor ndaj një fëmije 3-vjeçar.

Mimoza Gjurkaj, një nënë vetushqyese, ka shkuar sot në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Ajo e ka denoncuar një rast të dhunës që pretendon se është ushtruar ndaj fëmijëve në këtë kopsht.

Ajo tha para mediave se ka ardhur që të dëshmojë këtu për sjelljen e keqe ndaj djalit të saj dhe fëmijëve të tjerë në kohën kur fëmija i saj ishte i regjistruar në këtë çerdhe.

“Ka pasur shumë raste kur ka pas femijë me shenja dhune, e ja kanë lanë fajin djalit të saj”, ka thënë ajo.

Gjurkaj ka thënë se është shqetësuar kur i ka parë pamjet e dhunës ndaj djalit 3-vjeçar dhe kësisoj është nisur drejt kopshtit për të denoncuar raste të tjera të dyshuara të keqtrajtimit në këtë institucion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit