Zjarri masiv në pallatin te ish-Parku, policia referon ngjarjen në prokurori si aksidentale

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.09.2023, 12:47

Në datën 14 shtator u përfshi nga flakët një pallat shumëkatësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve, në rrugën 'Sali Butka' Tiranë. Zjarri ra në një pallat 10-katësh, teksa ngjarja është referuar në prokurori si aksidentale.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa grupi hetimor po pret autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë edhe pronarin e pallatit, shtetasin Tanush Mëhillaj.

Ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit, deri në daljen përfundimtare të ekspertizës, teksa dyshimet e para janë se shkak për zjarrin është bërë mbinxehja e kondicionerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit