Eksportet rritën çmimet, pensionistët: Nuk i përballojmë dot, blejmë me kokrra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.09.2023, 23:11

Këtë vit, nga Janari e deri në Korrik, eksporti i prodhimeve bujqësore ka pësuar një rritje prej 18% dhe 6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se në 7 mujorin e vitit 2023 vlera e eksporteve arriti ne 35,3 miliardë lekë.

Por rritja e eksporteve, shoqëruar me bumin e lartë turistik kanë sjellë një rritje të pazakontë çmimesh në tregun e frutave dhe zarzavateve.

E nga kjo rritje e çmimeve, ata që preken më shumë janë pensionistët që duhet të heqin dorë nga shumë fruta-perime ose t’i blejnë me gramë ato.

Disa prej tyre thonë:

Nuk janë të përballueshme, bostani është shtrenjtuar më shumë.

Doja të merrja një kile bamje, nuk e mora dot.

Të mos hash dot domate, 180-200 lekë kg. Nuk ja plotësojmë vetes të gjitha dëshirat.

Sivjet është më shtrenjtë. Janë rritur shumë çmimet.

I marrim me kokrra, vjet merrnim një kilogramë sivjet 200 gramë, t’i provojmë se jemi pleq.

E papërballueshme, por na ndihmojnë fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit