Në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Beograd, mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë Zelimkhan Abakarov na ka bërë të ndihemi krenarë . Ai është renditur në vendin e tretë duke rrëmbyer medaljen e bronzit.
Sportisti kuqezi mori pjesë në peshën 57 kg aty ku një vit më parë ishte shpallur kampion bote, por këtë herë mori vetëm medaljen e bronztë, duke siguruar me këtë rezultat edhe pjesëmarrjen në Olimpiadën e ardhshme Paris 2024.
Ky është një rezultat mjaft pozitiv për Shqipërinë dhe Abakarov i nderon sërish ngjyrat kuqezi, pasi më përpara ka marrë edhe medalje ari.