Fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë u hiqet e drejta për bonusin e bebes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2023, 18:53

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin më bonusin bebes të cilin e kanë përfituar deri më tani.

Ditën e sotme, Komisioni i ligjeve ka miratuar ndryshimet në projektligjin për asistencën sociale.

Theksojmë se deri më tani, bonusi është përfituar për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit.

Mbështetja ka qenë nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit