Nysrete Kumnova padit një serb për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 17:55

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nusrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër Veljko Odalloviq.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga vetë Kumnova.

Kumnova ka thënë se i njëjti dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Ajo ka shkruar se Odalloviq duhet të jap përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.Odalloviq aktualisht është kryetar i Komisionit Qeveritar të Serbisë për persona të zhdukur.

“Velkjo Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i ‘Qarkut të Kosovës’, ndërsa aktualisht mban pozitën e kryetarit të komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odalloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar Kumnova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit