Pirg mbeturinash pranë shkollës “Bajram Curri”/ “Rrezikojmë të marrim infeksion”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.09.2023, 11:57

Pisllëku ka mbuluar Tiranën dhe këtë e faktojnë denoncimet e qytetarëve që çdo ditë dërgojnë në redaksinë e JOQ foto e video ku paraqitet situata alarmante e papastërtisë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Së fundmi një qytetar ka dërguar në redaksi pamje të zonës ngjitur me shkollën "Bajram Curri". Siç shihet në video plehrat janë përhapur gjithandej në rrugë, pasi koshat e mbeturinave janë të tejmbushur.

Qytetari shkruan se në rrugë kalojnë qytetarë të shumtë, sidomos fëmijët, të cilët rrezikojnë të marrin infeksione për shkak të mikrobeve dhe pisllëkut si pasojë e mospastrimit të kazanëve të mbeturinave nga punonjësit e Pastrim Gjelbërimit, institucion i varur nga Bashkia Tiranë.

Qytetari:

Përshëndetje foto ndodhet ne tiranë ngjitur me shkollën Bajram Curri kalojnë qytetaret dhe sidomos fëmijët nga me te vegjël tek te mëdhenjtë mikrob e pisllëk përditë kështu e shef.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit