Vidhet një veturë me disa pajisje në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.09.2023, 19:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është vjedhur një veturë.

Viktima ka raportuar se nga persona të panjohur iu ka vjedhur vetura.

Rasti ka ndodhur në komunën e Prizrenit dhe është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur veturën me targa vendore, baterinë dhe derivate nafte të traktorit të tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit