Trafikantët babë e bir nga Durrësi, tentuan të kalonin 300 kg hashash në doganë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.09.2023, 17:33

Në doganën e Malit të Zi u bllokua gjatë natës një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës.

Policia njofton se gjatë kontrollit në kamion janë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa dhe me paleta gjithashtu, që thuhej se kishin destinacion Austrinë.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, shkruan policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit