Përfshihet nga flakët një banesë në Kombinat, asfiksohet nga tymi një person

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2023, 15:24

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se në lagjen “Misto Mame”, Kombinat, si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një person është asfiksuar nga tymi dhe është marrë nga ambulanca.

Ndërkohë burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit