Ishte duke punuar, 38-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2023, 14:51

Një 38-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën në një aksident në punë.

Mediat greke raportojnë se 38-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve, u plagos për vdekje nga një makineri në Trikeri, Volos.

Ai po pastronte disa materiale të mbartura nga përmbytjet kur u plagos nga makina e pastrimit.

38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç dhe jetonte me familjen në Trikeri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit