Përmet/ 82-vjeçari dhunon për vdekje bashkëshorten e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2023, 09:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përmet.

Mësohet se 82-vjeçari me iniciale L.P ka dhunuar me shkop druri bashkëshorten e tij 80-vjeçare me iniciale A.P.

Kjo e fundit është gjetur pa shenja jete nga shërbyesja që punonte në shtëpinë e tyre.

Policia ka shoqëruar 82-vjeçarin, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit