Konsumoi medikamente mjekësore, mësuesi ndërron jetë pranë varrit të bashkëshortes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2023, 08:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Ballsh pasi një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore.

Duke qenë në gjendje të rënduar emocionale, Petrit Jaupaj, 60 vjeç, ka shkuar te varrezat dhe duke konsumuar medikamente mjekësore i ka dhënë fund jetës pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 60-vjeçarit, i cili ishte mesues i lëndës së Bio- Kimisë në shkollën 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i pajetë i 60- vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko- ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Mallakatër/Informacion paraprak/ Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit