Qytetarëve të Astirit, Veliaj iu ofron ujë krejtësisht të ndotur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2023, 07:46

Uji në kryeqytet vijon të mbetet një problem i madh.

Në shumë njësi administrative mungon fare uji, e në disa të tjera shkon i ndotur.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të denoncuar gjendjen e ujit që i ka mbërritur në rubinetin e shtëpisë.

Ajo ka treguar se në Astir uji që iu mbërrin në shtëpi është plotësisht i ndotur. Edhe pse ajo mbush disa herë gotën e ujit për të parë ndryshumin, ngjyra e tij nuk ndryshon fare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit