Mjeku ngre alarmin: Prindër, kujdes nga tullumbacet që drogojnë fëmijët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.09.2023, 22:15

Nëse deri më tani i keni konsideruar tollumbacet si element argëtimi për fëmijët tuaj, tani e tutje të gjithë prindërit duhet të tregojnë më shumë kujdes.

Alarmi ngrihet nga mjeku Adrian Fandi, i cili në krye të dhjetë viteve si doktor në Britaninë e Madhe ka kuruar adoleshentë të cilët pasi kanë mbërritur atje i kanë treguar konsumin e gazit toksik. “Në vend të oksigjenit merr helium ose protoksitd azoti, janë dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike . Si dhe mund të ketë halucinacione derisa të hidhet nga ballkoni. Shqetësimi im është përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë në lokale. E përdorin në lokale në një farë mënyre si drogë rikreative”, thotë mjeku për mediat.

Gjithashtu ndër të tjera ai thekson se nga eksperienca e tij ka ndeshur raste që si pasojë e këtyre substancave nuk mundeshin të lëviznin duart dhe as këmbët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit