Emigrantët vijnë në ndihmë, më shumë para familjeve në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.09.2023, 17:02

Rritja e cmimeve dhe për pasojë edhe kostove të jetesës, ndërkohë që pagat mbetet njësoj ka bërë që emigrantët shqiptarë t’u vinë në ndihmë të afërmve që jetojnë në Shqipëri.

Ata iu dërguan familjeve të tyre 444 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, remitancat janë rritur me 68 milionë euro.

Dy qarqet më të varfra të vendit, Kukësi dhe Dibra, janë edhe ato që kanë varësinë më të lartë nga remitancat. Njëkohësisht, në rang vendi, 26% e familjeve shqiptare që marrin para nga jashtë, kanë më pak të ardhura në dispozicion sesa pjesa tjetër.

Me gjithë shifrat e rritura, për shkak të zhvlerësimit të euros, familjet shqiptare kanë pasur më pak lekë në duar. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, humbja e familjeve shqiptare si pasojë e zhvlerësimit të valutës europiane përllogaritet në rreth 15%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit