Shpërthen një bombol gazi, digjet shtëpia në Skenderaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2023, 13:44

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në Skenderaj, si pasojë e shpërthimit të një bombol gazi.

Sipas Policisë, gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse, në fshatin Bajskë të Vushtrrisë, është djegur shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, e cila dyshohet se është përfshirë nga flaka për shkak të problemeve teknike me energji elektrike.

Njësitet policore dhe zjarrfikësi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit