“Harrova të falenderoj vajzën që më ofroi ndihmë për parkim në Tiranë, janë të rralla ato femra”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.09.2023, 19:46

Jetojmë në një realitet ku duket se cdo ditë e më shumë individualizmi po zbeh dukshëm sjelljet humane. Teksa vazhdimisht raportojmë ngjarje në të cilat qytetarët shprehin ankesat e tyre si në raport me pushtetin ashtu edhe me njerëzit e tjerë, mund të themi se ka edhe raste përjashtimore.

Një qytetare shkruan për JOQ Albania duke theksuar se është një shofere e re që ka vështirësi në parkimin e mjetit. Së fundmi ajo ishte tek zona e Shkollës së Bashkuar në Tiranë dhe teksa po bënte përpjekje për ta parkuar makinën e saj, një drejtuese e një mjeti tjetër ndaloi dhe e pyeti nëse ajo kishte nevojë për ndihmë. Sipas vajzës që shkruan për JOQ Albania edhe pse ka qëndruar më shumë se 20 minuta duke tentuar të parkojë, nuk e pranoi në moment ndihmën, madje nga sikleti harroi edhe ta falenderojë.

Por më vonë ajo është kujtuar dhe dëshiron që ta ndajë këtë situatë edhe me ndjekësit e JOQ Albania, jo vetëm për t’i përcjellur falenderimin vajzës tjetër, por edhe për të dhënë një mesazh domethënës. Vlerat njerëzore janë ende prezente pavarësisht se shpesh herë na rrëmben vrulli i rutinës dhe pesimizmi i ndikuar nga faktorë socio-politikë.

QYTETARJA SHKRUAN:

Prsh joq Jam nj vajz qe sa kam marr patenten.. edhe sot kur doja tparkoja tek spitalet tek shkolla e bashkuar) ishte pak veshtir dhe kam qendruar me sh se 20 min duke u munduar t parkoja makinen. Mberi pershtypje nje vajze qe ndaloi makinen e saj dhe me pyeti a do ta parkoj une. I thash jo se u ndjeva ne siklet…. Por mu be qefi qe vajza me ofroi ndihm , se jan te rralla ato femra qe ndihmojn femren Si thash as flm se isha ber djers nga sikleti ,tani doja ta falenderoja nese e shef kte mesazhin. Goca kishte nje golf ngjyre te zi 5 a 6 se dallova mir…rreth ores 5 gjys. Anonim tlt dhe flm nese e postoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit