Sërish zjárr në Tiranë, përfshihet nga flakèt Instituti Bujqësor

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2023, 18:03

Pasi flakët pushtuan një pallat në zemër të Tiranës, një tjetër zjarr i fuqishëm ka rënë në Institutin Bujqësor duke alarmuar banort.

Flakët kanë djegur gjithçka në tokat e institutit, duke u përhapur në zonë dhe duke rrezikuar dyqanet aty pranë. Zjarrfikësit sipas dëshmive të banorëve për redaksinë tonë mbërritën brenda pak minutash duke u munduar të vënë zjarrin nën kontroll.

Ata kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit me vështirësi përpara se të përfshinte ndërtesat aty pranë.

Banorët thonë në dëshmitë e tyre se zjarroi është përhapour brenda pak minutash duke shkaktuar shtëllynga të mëdha tymi në zonë.

Dyshohet se zjarri nuk është vendosur qëllimisht, por duhet të presim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit