Oligarkët e Ramës plaçkisin Jugun, skandali i frikshëm pas ikjes së turistëve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.09.2023, 18:15

Një masakër mjedisore po ndodh në jug të vendit, në zemrën e turizmit të Shqipërisë. Edhe pse vendi jonë u kthye në qendrën e një fushatë të mirëorganizuar për të thithur sa më shumë turistë europian, pa u mbyllur ende sezoni, ka dalë në pah realiteti i vërtetë në të cilin mbijetojnë shqiptarët.

Rruga Orikum Dukat mund të jetë pagëzuar me emrin "rruga e bregdetit" nga vetë kryeministri Edi Rama, por me sa duket kjo nuk do të thotë se zona e mrekullueshme nuk do të plackitet nga oligarkët e lidhur me qeverinë për të mbushur xhepat.

Në një denoncim pëe redaksinë tonë, një banor ka zbuluar se kjo zonë e mbrojtur po kthehet në gurore nga një nga oligarkët më të mëdhenjt të jugut të vendit.

Në pamjet që po shihni, duken qartë sesi po gërryen malet e mrekullueshme për nxjerrjen e materialeve pa marrë leje zyrtare. Zona ku kalojnë miliona turistë po bëhet edhe njëherë dëshmi e shfrytëzimit të natyrës shqiptare për afera korruptive.

Sipas dëshmive, kjo masakër mjedisore po bëhet nga firma "Gjikuria" e cila po ndërton rrugën Orikum-Dukat.

Firma Gjikuria dhe pronari i saj, Lenc Gjikuria njhen si shkatërrues të gjithë infrastrukturës së Dhërmiut, rrugëve, aunës dhe pyllit të Gjilekës, bregut si dhe për guroret artificiale të krijuara në malin e Çikës.

“Po e kthejnë një zonë të mbrojtur në gurore,pa leje për marrjen e materialità,duke krijuar edhe risk per fshatin Dukat nga rrëshqitja e malit”, thotë një banor.

Sipas dëshmive, pronari i kësaj firme është personazhi më të urryer për çdo fshatar të zonës.

Programi 100 fshatrat që nisi në 2018 në fshatin Dhërmi e bëri Lenc Gjikurinë milionerë pasi bleu për një copë bukë 100 shtëpi të fshatit të vjetër Dhërmi dhe i mashtroi banorër se shtëpitë e rrënuara nuk vlenin.

Falë lidhjeve me qeverinë, ai ia ka hedhur të dalë pa lagur nga një sërë skandalesh të rënda.

Në fillim të korrikut, mjetet e kompanisë së ndërtimit “Gjikuria“ u diktuan nga banorë të zonës së Orikumit, ndërsa gërmonin në afërsi të vendburimit të Çikës, pranë parkut kombëtar të Llogarasë. Banorët u alarmuan nga gërmimet në mes të pyllit dhe njoftuan policinë.

Në 3 korrik, oficerë të policisë së Vlorës konstatuan në terren mjetet e rënda që po gërryenin tokë në afërsi të burimit të Çikës, dhe nisën hetimet.

Por pavarësisht hetimeve, kompania ia hodhi për të vazhduar shkatërrimin e zonës dhe plackitjen e burimeve natyrore të Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit