Bastisje në Strumicë, arrestohen katër persona për posedim të lëndëve narkotike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2023, 17:14

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pas një kontrolli në Strumicë janë gjetur heroinë dhe kokainë, ndërsa katër persona janë arrestuar për shitje dhe përdorim droge.

“Dje në ora 21:30 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria G.P.(41) nga Strumica dhe 39-vjeçarin I.C. nga fshati Kuklish i Strumicës. Gjatë një ekzaminimi me ta, në G.P u gjet dhe u sekuestrua heroina. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, u kuptua se G.P drogën e ka blerë nga A.T.(38) nga Gjevgjelia”, thonë nga MPB.

Sipas informacioneve të MPB-së, është kryer kontroll në banesën e A.T.

“Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan heroinë, kokainë, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje droge. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe T.T (40) nga Gjevgjelia, i cili ka ardhur për të përdorur drogë. Pas konsultimit me prokurorin publik, të dyve u është hequr liria dhe janë ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse”, njoftoi MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit