Greku vret shqiptarin për një vend parkingu: Tani mbarova punë me ty!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.09.2023, 15:26

Një 39-vjeçar shqiptar, punonjës në një parking, është ekzekutuar me armë mesditën e sotme në Greqi.

Mësohet se shqiptari është vrarë nga një i moshuar grek për vendin e parkimit. Mediat greke nuk e bëjnë me dije emrin e tij, por kanë siguruar disa foto të tij. Ai është babai i tre fëmijëve dhe sipas policisë ka gjetur vdekjen në vend.

'Tani mbarova punë me ty' bërtiti 68-vjeçari pasi qëlloi dhe vrau shqiptarin. Dëshmitarët okularë të vrasjes deklaruan se autori, i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor shpesh grindej dhe i ka kërkuar viktimës një vend parkimi.

Shumë kalimtarë janë shokuar nga kjo vrasje, pasi trupi i shqiptarit qëndroi për disa orë i mbuluar me gjak në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit