Shaqiri për mungesën e librave: Deri në fund të shtatorit të gjithë do të furnizohen me tekste shkollore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2023, 14:56

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, sot ka folur për mungesën e librave. Ai sërish deklaroi se deri në fund të shtatorit të gjithë nxënësit do të furnizohen me tekste shkollore.

“Operatori ekonomik çdo ditë dërgon libra. Pardje janë marrë vendimet e fundit nga Komisioni Nacional, janë miratuar librat për gjuhën shqipe, për matematikë, shkenca shoqërore dhe tani vazhdojnë procedurat…flasim për klasën e 6, por nëse përfundojnë dhe nuk ka procedura ankuese, menjëherë edhe ata libra do të vazhdojnë me rregullim tekniko-grafik por edhe me shtyp”.

“Javën tjetër do të kemi të dhëna të detajuara sepse shumë në situata ku tani diskutohet edhe për shkollën e mesme dhe profesionale etj…do të kemi të dhëna të sakta, sa janë kërkuar nga shkollat dhe sa janë dorëzuar dhe sa kanë mbetur deri në fund të shtatorit, që e kemi thënë se do të dorëzohen”, tha mes tjerash Shaqiri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit