“Liri për Getin”, arrestohet Getinjo?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2023, 13:43

Me shumë gjasë, reperi i njohur Getinjo është arrestuar.

Kjo të paktën sipas vëllait të tij, Mozzik i cili lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi. Ai ka ndarë në Instagram një fotografi të Getinjos nën mbishkrimin:

“Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”.

Ajo që bie në sy është fakti se Getinjo nuk figuron në rrjete sociale.

Llogaria e tij në Instagram rezulton e deaktivizuar.

Zhvillimi vjen pak ditë pas publikimit të projektit “Hala” që u prit shumë mirë nga fansat e hip-hopit.

Pak ditë më parë, nga xhirimet e videoklipit në Zvicër, Getinjo ishte shfaqur në një fotografi në Instagram me një shumë të madhe parash dhe qese CBD nën mbishkrimin: “Stop drogës. Kjo është CBD”.

Nuk dihet nëse arrestimi potencial lidhet me këtë shkak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit